Fakulteti i Arteve si pjesë integrale e Universitetit të Tetovës, me programet studimore të Artit figurativ, Artit muzikor dhe Artit dramatik, paraqet themelin e arsimit të lartë në fushën e artit. Gjatë këtyre dekadave të ekzistencës, të gjitha këto programe studimi në kuadër të Fakultetit të Arteve kanë ndërtuar një profil të njohur, kanë zënë një vend të veçantë në të gjithë sistemin arsimor të RMV-së dhe kanë formuar breza të rinjsh të përkushtuar ndaj artit dhe qasjes krijuese në përgjithësi.

Me themelimin e Universitetit të Tetovës më 17 dhjetor 1994, në kuadër të tij u themelua edhe Fakulteti i Arteve. Në vitin 1996/2002 Fakulteti i Arteve u transformua në tri fakultete: Fakulteti i Arteve Figurative, Fakulteti i Arteve Muzikore dhe Fakulteti i Arteve Dramatike. Në vitin 2002/2004, tri fakultetet shkrihen në një fakultet: Fakulteti i Arteve me tri programe studimore: Arti Figurativ, Arti Muzikor dhe Arti Dramatik.  Në vitin 2004 Universiteti i Tetovës nga Bordi i Akreditimit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht u emërua Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në kuadër të tij Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve me dy programe studimore; Arti figurativ dhe Arti muzikor. Ndërkaq, në vitin 2008 u shndërrua në Fakultetin e Arteve, emër të cilin e mban edhe sot (07.07.2008 është shpallur dita e Fakultetit të Arteve).

Aktualisht janë tri programe studimi në Fakultetin e Arteve:

  • Arti figurativ
  • Arti muzikor
  • Artet dramatike dhe audiovizuele

Studimet në Fakultetin e Arteve janë përshtatur me Sistemin e Akumulimit dhe Transferimit të Kredive, i cili është konceptuar në përputhje me rekomandimet dhe kuadrin e përcaktuar të akademive dhe fakulteteve evropiane dhe në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Studimet në ciklin e parë në Fakultetin e Arteve zgjasin katër vite akademike (tetë semestra 240 ECTS – kredi), kurse studimet e ciklit të dytë zgjasin një vit akademik (dy semestra 60 ECTS – kredi). Fakulteti i Arteve merr pjesë aktive në zbatimin e Programit Tempus dhe Erasmus + dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me universitetet nga i gjithë rajoni.

Për pranimin e studentëve të rinj, për shkak të specifikave të drejtimeve, ekzistojnë kushte të caktuara për regjistrim, përkatësisht të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare dhe me sukses e kalojnë provimin pranues-vlerësues.

Që nga themelimi e deri më sot, Fakulteti i Arteve ka pasur statusin e një institucioni lider në fushën e edukimit artistik. Gjatë 27 viteve të ekzistencës së tij kanë marrë pjesë rreth 96 profesorë – artistë të shquar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Në këtë institucion janë diplomuar rreth 656 studentë, ndër të cilët një numër i madh përfaqësuan me sukses vendin me ekspozita, filma, koncerte, shfaqje të rëndësishme teatrale brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu si institucionet e tjera të arsimit të lartë edhe Fakulteti i Arteve në Tetovë po përballet me sfidat e epokës moderne. Të gjitha karakteristikat e kohës në të cilën jetojmë pasqyrohen në veprimtarinë e Fakultetit. Është përgjegjësi e mësimdhënësve të Fakultetit që të ofrojnë kurrikula, përmbajtja e të cilave duhet të jetë në harmoni me nevojat e kohës.

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI ECTS KUALIFIKIMI
ARTI FIGURATIV PEDAGOGJIA FIGURATIVE 240 PËDAGOG I DIPLOMUAR I ARTIT FIGURATIV – PIKTOR, SKULPTOR ose GRAFIST Download
ARTI FIGURATIV Pikturë 240 ARTIST I DIPLOMUAR I ARTIT FIGURATIV-PIKTOR Download
ARTI FIGURATIV Grafikë 240 ARTIST I DIPLOMUAR I ARTIT FIGURATIV-GRAFIST Download
ARTI FIGURATIV Skulpturë 240 ARTIST I DIPLOMUAR I ARTIT FIGURATIV-SKULPTOR Download
ARTI FIGURATIV Dizajn grafik 240 Dizajner grafik i diplomuar Download
ARTI MUZIKOR PEDAGOGJIA E MUZIKËS 240 PEDAGOG I DIPLOMUAR I ARTIT MUZIKOR Download
ARTI MUZIKOR Kompozim 240 Kompozitor Download
ARTI MUZIKOR Dirigjim 240 Dirigjent i diplomuar Download
ARTI MUZIKOR Muzikologji 240 Muzikolog i diplomuar Download
ARTI MUZIKOR Solo këndim 240 SOLO KËNGËTARË I DIPLOMUAR Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL KLARINETË 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL KLARINETË Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL FLAUTË 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL FLAUTË Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL PIANO 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL PIANO Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL VIOLINË 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL VIOLINË Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL VIOLË 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL VIOLË Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL VIOLONÇEL 240 DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL VIOLONÇEL Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL KONTRABAS 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL KONTRABAS Download
ARTI MUZIKOR DREJTIMI INSTRUMENTAL KITARË 240 INSTRUMENTIST I DIPLOMUAR NË INSTRUMENTAL KITARË Download
ARTI DRAMATIK Aktrim 240 Aktor i diplomuar Download
ARTI DRAMATIK Regji teatri 240 Regjisor teatri i diplomuar Download
ARTI DRAMATIK Regji filmi 240 Regjisor filmi i diplomuar Download
ARTI DRAMATIK Montazh 240 Montazher i diplomuar Download
ARTI DRAMATIK KINEMATOGRAFI 240 KINEMATOGRAF I DIPLOMUAR Download
ARTI DRAMATIK PRODUKSION 240 PRODUCENT I DIPLOMUAR Download
ARTI DRAMATIK SKENAR FILMI DHE DRAMATURGJI 240 DRAMATURG I DIPLOMUAR Download

Dekan
Prof. Mr. Senad Abduli
senad.abduli@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Jëlldëz Asani
jelldes.asani@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Nora Halimi
nora.halimi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbër Ameti
arber.ameti@unite.edu.mk

Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)