Fakulteti i Shkencave Aplikative zgjeron, pasuron dhe avancon punën e vet akademike dhe praktike, duke iu përshtatur trendeve dhe standardeve bashkëkohore, para së gjithash tregut të punës.

Plan-programet studimore janë të konceptuara mbi përvojat e universiteteve evropiane, si të Shtutgartit, të Karlsruhes, Universitetit Teknik të Vjenës etj.

Studimet në Fakultetin e Shkencave Aplikative janë të organizuara sipas modelit 4 (diplomim) + 1 (magjistraturë), si dhe sistemin e integruar të studimeve, pra sistemin 5-vjeçar në programin studimor të Arkitekturës. Programet studimore të  Arkitekturës, Ndërtimtarisë, Mekatronikës, Inxhiniersë së komunikacionit – transportit, përgatitin kuadër profesional dhe cilësor, të cilët shumë lehtë inkuadrohen në punën praktike të operativës ndërtimore, në organizatat për urbanizim dhe projektim, në industrinë metalurgjike, teknologjike si dhe në njësitet analitike dhe të planifikimit të komunikacionit.

Programi studimor Arkitekturë

Programi studimor Arkitekturë vazhdimisht zgjerohet, promovohet dhe pasurohet me veprimtari shkencore, edukative dhe profesionale, duke iu përshtatur trendeve dhe standardeve botërore, si dhe nevojave të ekonomisë dhe komuniteteve shoqërore. Planet arsimore dhe programet për studimet në arkitekturë vazhdimisht janë përsosur në përputhje me progresin e shkencës dhe teknologjisë, dhe nga ana tjetër, në përputhje me ndryshimet që kanë lindur në shoqërinë tonë, si dhe me nevojat për projektim, urbanizëm dhe planifikim hapësinor.

Integrimi i programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë siguron integrimin e kompetencave dhe aftësive profesionale të studentëve që kanë përfunduar studimet e tyre dhe mundësinë për një qasje më të mirë të tyre në profesion në përputhje me kornizën kombëtare të kualifikimeve profesionale, si dhe arsimimin dhe qasjen e përhershme për njohuritë moderne profesionale dhe shkencore të stafit dhe profesionistëve në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe hapësinor që punojnë në projektet arkitektonike dhe ndërmarrjet e ndërtimit, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucione të tjera shtetërore, ndërmarrjet publike, si dhe arkitektët nga institucionet shkencore dhe universitetet. Kjo siguron qasje në profesionin e arkitektit në nivele të ndryshme dhe në zona të ndryshme që ofron një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë.

Programi studimor Ndërtimtari

Qëllimi i këtij programi është edukimi i inxhinierit të diplomuar të ndërtimit në drejtimin konstruktiv dhe infrastrukturë dhe rrugë, në përputhje me nevojat e shoqërisë. I diplomuari i këtij programi do të fitojë të gjitha njohuritë dhe kompetencat për të punuar profesionalisht në fushën e ndërtimtarisë duke përfshirë zhvillimin e aftësive krijuese të problemeve kryesore, zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe të punës në grup, të nevojshme për punën ndërtimore; si dhe edukimi i ekspertëve të cilët posedojnë njohuri themelore në fushën e ndërtimit dhe të jenë në gjendje të bëjnë argumente kritike, hipoteza, koncepte dhe të dhëna në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e çështjeve inxhinierike në mënyrë krijuese, të marrë pjesë në planifikimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve të ndërtimit në shkallë të gjerë, të jetë në gjendje të zbatojë njohuritë dhe aftësitë e fituara në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe akademik dhe të angazhohet në kërkime inxhinierike dhe ndërtimore duke përdorur metodologjinë sasiore dhe cilësore të hulumtimit.

Për qëllime të organizimit të procesit mësimor të mirëfilltë si dhe të zhvillimit të kompetencave te studentët janë vënë në funksion disa kabinete të pajisura me aparaturë moderne të laboratorit për kontrollin e materialeve ndërtimore (donacion i Universitetit Teknik të Shtutgartit).

Programi studimor Mekatronikë

Mekatronika paraqet disiplinë mbi sistemet mekanike, sistemet e sensorit, sistemet e aktorëve të mikromatësve. Inxhinierët e mekatronikës punësohen: në arsim (si bashkëpunëtorë shkencorë ose profesorë), firma private (menaxherë, udhëheqës të një pune), ndërmarrje makinerike, në industrinë e automobilave ose në lëmin e teknologjisë dhe komunikimit, programim të makinave për përpunimin teknologjik të punës, si dhe në dhënien e diagnozës për dëmin dhe gabimet.

Inxhinieri i diplomuar i Mekatronikës ka aftësit të projektojë sistemet mekatronike, pastaj këtë e aplikon në sektorë të ndryshëm prodhues dhe joprodhues,  zhvillon dhe dizajnon punën e pajisjeve të sistemeve mekatronike, kombinon (integron) fushat e ndryshme profesionale si dhe optimizon dhe përcakton nivelin e punës përmes rezultateve të përfituara, plotëson kërkesat teknike dhe ekonomike, realizon projektimin dhe aplikimin në sistemet automatike, të kontrollit të proceseve dhe sistemeve fleksibël industrial përmes integrimit të harduerit dhe softuerit, menaxhon ekipet teknike të punës dhe aktivitetet e tyre dhe merret me mirëmbajtjen e objekteve dhe sistemeve të prodhimit.

Programi studimor Inxhinieria e komunikacionit – transportit

Inxhinieria e komunikacionit – transportit, drejtimi Komunikacioni rrugor dhe transporti është disiplinë e edukimit efikas të inxhinierëve, profesionalizmi i të cilëve do t’u përgjigjet nevojave për zhvillim të shoqërisë tek ne dhe më gjerë në rajon. Inxhinieri i diplomuar në këtë program studimor aftësohet për projektim dhe implementim të sistemeve bashkëkohore në fushën e planifikimit të komunikacionit, sigurisë rrugore, organizim, menaxhim (udhëheqjes) në organizatat transportuese, logjistikës transportuese dhe ruajtjes së ambientit jetësor.

Disa nga mundësitë për punësim: organizata transportuese që merren me transportin urban, ndërurban dhe ndërkombëtar; ndërmarrjet dhe agjencionet për rregullimin e rrugëve; inspektoratin e transportit në ministri apo në komunë; si nëpunës për referatin e komunikacionit  në ministri apo në komunë; serviset ku kryhen kontrollat teknike; byro për shërbime profesionale për përdoruesit (shfrytëzuesit) në komunikacion; byro projektuese për rrugët, projektimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe studime fizibiliti për komunikacion; byro për ekspertizat e aksidenteve të komunikacionit – trafikut; kompani të sigurimit për përcaktimin e dëmeve dhe të drejtave gjatë sigurimit të automjeteve; ligjërues me të gjitha të drejtat e menaxhimit të autoshkollave; në arsim (si bashkëpunëtorë shkencorë) ose profesorë në shkolla të mesme profesionale; shërbime doganore; poste udhëheqëse në policinë e komunikacionit dhe njësinë për aksidentet e komunikacionit – trafikut, etj.

Cikli I

PROGRAMI ECTS KUALIFIKIMI
NDËRTIMTARI 240 INXHINIER I DIPLOMUAR I NDËRTIMTARISË Download
MEKATRONIKË 240 INXHINIER I DIPLOMUAR I MEKATRONIKËS Download
ARKITEKTURË 300 MAGJISTËR INXHINIER I ARKITEKTURËS Download
INXHINIERIA E KOMUNIKACIONIT DHE TRANSPORTIT 240 INXHINIER I DIPLOMUAR I INXHINIERISË SË KOMUNIKACIONIT-TRANSPORTIT Download

Cikli II

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI
NDËRTIMTARI 120 MAGJISTËR I SHKENCAVE TEKNIKE NGA FUSHA E NDËRTIMTARISË
NDËRTIMTARI 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TEKNIKE NGA FUSHA E NDËRTIMTARISË
MEKATRONIKË 120 MAGJISTËR I SHKENCAVE TEKNIKE-MEKATRONIKË
MEKATRONIKË 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TEKNIKE-MEKATRONIKË
INXHINIERIA E KOMUNIAKCIONIT – TRANSPORTIТ 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TEKNIKE NË INXHINIERIN E KOMUNIKACIONIT-TRANSPORTIT

Dekan
Prof. Dr. Enis Jakupi
enis.jakupi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Idaver Huseini
idaver.huseini@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Kujtim Elezi
kujtim.elezi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Rijad Garipi
rijad.garipi@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Publikuar: Mars 2022)