Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore organizon studimet themelore në tetë programe studimore, që zgjasin katër vjet, kurse studenti grumbullon gjithsej 240 kredi.
Ky fakultet realizon veprimtari arsimore, shkencore-hulumtuese, aplikative dhe publikuese në sferën e shkencave biologjike, fizike, kimike, matematikore, informatike, gjeografike dhe ekologjike.

Matematika & Matematika financiare paraqet shkencë që është në korelacion me shkencat teknike dhe fizikën, por në kohën e fundit është evidente se depërton edhe në ekonomi, mjekësi, teknologjinë informatike si dhe në shkencat e tjera. Cikli master studentëve të diplomuar u mundëson që dijet e fituara t’i thellojnë në punën shkencore-hulumtuese në fushën e matematikës.

Informatika ose Teknologjia e informatikës paraqet pjesë integruese të zhvillimit bashkëkohor, si të shoqërisë ashtu edhe të shkencave tjera. Studimet bazike të informatikës përfshijnë njohuri të thelluara mbi softuerin dhe harduerin, si dhe shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime të ndryshme: udhëheqjen e proceseve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e informacioneve, përpunimin e sistemeve inteligjente kompjuterike etj.

Fizika paraqet sfidë për maturantët e ri dhe para së gjithash të mençur, sepse sqaron bashkëveprimet reciproke të grimcave më të imta si dhe bashkëveprimet reciproke dhe fshehtësitë e trupave qiellorë me një fjalë studion raportin e materies dhe energjisë. Cikli i dytë zgjat një vjet dhe ofron 60 ECTS kredi.

Kimia paraqet bërthamën e shkencave moderne, teknologjisë dhe mjekësisë. Objekti i studimit të kimisë është materia dhe konglomerati kimik i saj. Në jetën bashkëkohore, në veçanti në prodhimin dhe sintezën e proteinave, kimia ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kimistët e diplomuar punësohen në punë shkencore-hulumtuese, arsim, hulumtime laboratorike, industrinë bioteknologjike, shëndetësi, farmaci, industrinë petrokimike etj.

Përmbajtja dikotome e programit studimor Fizikë&Kimi studentëve u mundëson përfitim të njohurive dhe kompetencave për punë në arsim respektivisht për kyçje në procesin edukativo-arsimor qoftë në shkollimin fillor ose të mesëm.

Studimet e Biologjisë janë të konceptuara mbi parimin e mësimnxënies së njohurive dhe kompetencave të zgjeruara mbi shkencat biologjike, që do të shërbejnë për inkuadrimin e biologëve të diplomuar si në procesin arsimor ashtu edhe në institucionet tjera. Studentët e suksesshëm mund t’i vazhdojnë studimet e veta në ciklin e dytë master të cilat zgjasin 2 semestra dhe ofrojnë 60 ECTS kredi.

Ekologjia, nga shkencat bashkëkohore për mjedisin jetësor, sot trajtohet si shkencë interdisiplinore. Ajo studion dhe ofron zgjidhje për problemet nga sfera e mbrojtjes të mjedisit jetësor, planifikimin hapësinor, shkencat natyrore, teknike dhe bioteknike. Gjithashtu, ekologjia ndeshet edhe me sfidat në planin global, siç është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë. Studimet e masterit zgjasin një vjet dhe ofrojnë 60 kredi.

Studimet bazike të Gjeografisë zgjasin katër vjet dhe ofrojnë 240 kredi, me çka Profesori i gjeografisë ose Gjeografi i diplomuar fiton të drejtën për vazhdimin e ciklit të dytë të master studimeve të cilat zgjasin dy semestra dhe ofrojnë 60 kredi. Përpos punës arsimore Gjeografi i diplomuar mund të punojë në planifikimin hapësinor dhe shoqëror, urbanizëm, mbrojtjen e mjedisit, studime multidisiplinare etj.

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI ECTS KUALIFIKIMI
INFORMATIKË EDUKIM KOMPJUTERIK 240 PROFESOR I DIPLOMUAR I INFORMATIKËS – EDUKIM KOMPJUTERIK Download
INFORMATIKË SHKENCA KOMPJUTERIKE 240 INXHINIER I DIPLOMUAR I INFORMATIKËS – SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Download
INFORMATIKË INFORMATIKË BIZNESI 240 I DIPLOMUAR NË INFORMATIKË BIZNESI Download
BIOLOGJI Arsimor 240 Profesor i diplomuar i biologjisë Download
BIOLOGJI Biokimik 240 Inxhinier i diplomuar i biologjisë – biokimist Download
GJEOGRAFI Arsimor 240 Profesor i diplomuar i gjeografisë Download
GJEOGRAFI Zbatuar 240 Gjeograf i diplomuar Download
EKOLOGJI 240 INXHINIER I DIPLOMUAR I EKOLOGJISË Download
FIZIKË Arsimor 240 Profesor i diplomuar i fizikës Download
FIZIKË Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i fizikës Download
MATEMATIKË 240 Profesor i diplomuar i matematikës Download
MATEMATIKË TEORIKE 240 MATEMATIKAN I DIPLOMUAR Download
KIMI Kimi arsimore 240 Profesor i diplomuar i kimisë Download
KIMI Biokimi analitike 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë – biokimi analitike Download
KIMI Kimi e zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë Download

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
BIOLOGJI Botanikë 60 Magjistër i biologjisë – botanikë
BIOLOGJI Zoologji 60 Magjistër i biologjisë – zoologji
BIOLOGJI Biokimi 60 Magjistër i biokimisë
INFORMATIKË TIK NË MËSIMDHËNIE 60 MAGJISTËR I INFORMATIKËS-TIK NË MËSIMDHËNIE
INFORMATIKË TIK NË MËSIMDHËNIE 120 MAGJISTËR I INFORMATIKËS-TIK NË MËSIMDHËNIE
INFORMATIKË INFORMATIKË-ZHVILLIMI I SOFTUERIT DHE APLIKACIONEVE 60 MAGJISTËR I INFORMATIKËS-ZHVILLIMI I SOFTUERIT DHE APLIKACIONEVE
INFORMATIKË INFORMATIKË-ZHVILLIMI I SOFTUERIT DHE APLIKACIONEVE 120 MAGJISTËR I INFORMATIKËS-ZHVILLIMI I SOFTUERIT DHE APLIKACIONEVE
NANOSHKENCË DHE NANOTEKNOLOGJI NË GJUHË ANGLEZE 120 MAGJISTËR NË NANOSHKENCË DHE NANOTEKNOLOGJI
GJEOGRAFI Gjeografi humane 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË GJEOGRAFISË
EKOLOGJI 60 Magjistër i ekologjisë
FIZIKË Arsimor 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË FIZIKËS-FIZIKË ARSIMORE
FIZIKË Arsimor 120 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË FIZIKËS-FIZIKË ARSIMORE
FIZIKË Fizikë teorike 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË FIZIKËS-FIZIKË TEORIKE
FIZIKË Fizika mjekësore 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË FIZIKËS-FIZIKË MJEKËSORE
FIZIKË Fizika e materialeve 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË FIZIKËS-FIZIKË E MATERIALEVE
MATEMATIKË MATEMATIKA PËR MËSIMDHËNIE 60 MAGJISTËR I MATEMATIKËS PËR MËSIMDHËNIE
MATEMATIKË MATEMATIKA PËR MËSIMDHËNIE 120 MAGJISTËR I MATEMATIKËS PËR MËSIMDHËNIE
MATEMATIKË SHKENCAT MATEMATIKE 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE MATEMATIKE
KIMI SHKENCAT E KIMISË 60 MAGJISTËR I SHKENCAVE TË KIMISË
KIMI KIMI ARSIMORE 60 MAGJISTËR I KIMISË ARSIMORE

Dekan
Prof. Dr. Alit Ibraimi
alit.ibraimi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Fadil Ajredini
fadil.ajredini@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Florinda Imeri
florinda.imeri@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Hatixhe Bajrami
hatixhe.bajrami@unite.edu.mk

Naser Mislimi
naser.mislimi@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Mars 2022)