Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, aktivitetet për vitin 2019 i përmbylli me ndarjen e disa dhuratave në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Çerdhen e fëmijëve ALJA.
Koordinatorja e Grupit shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Ferati – Bexheti tha se ky aktivitet është realizuar me iniciativën e anëtarëve të Grupit shkencor dhe studentëve të tjerë, duke kontribuar me mundësitë e tyre financiare për t’i bërë të lumtur fëmijët me disa dhurata simbolike. “Ne si Grup shkencor, bashkërisht vendosëm që këtë vit ta përmbyllim me një aktivitet simbolik në prag të ndërrimit të moteve, duke ndarë dhurata për fëmijët. Ndarja e dhuratave në ditën e fundit të vitit 2019, është lënë me qëllim që t’i gëzojmë edhe fëmijët të cilët për arsye të ndryshme, Vitin e ri 2020 do ta presin në Repartin e pediatrisë të Spitalit Klinik të Tetovës. Veç kësaj, ne kemi ndarë dhurata edhe për fëmijët në Çerdhen ALJA, duke shpresuar që viti 2020 të sjell paqe, lumturi, begati dhe mbi gjitha shëndet për të gjithë fëmijët”, theksoi Doc. Dr. Arbëresha Ferati – Bexheti.

Grupi shkencor i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, në kuadër të aktiviteteve të cilat i ka realizuar deri më tani, përveç datave të rëndësishme të cilat i shënon Organizata Botërore e Shëndetësisë, rëndësi të veçantë u ka kushtuar edhe disa aktiviteteve me fëmijët e shkollave fillore në vendin tonë.
Zyra për Informim