Të nderuar miq,
kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve ortodoksë t’Jua uroj festën e Krishtlindjeve.
Urojmë që kjo festë fetare, bashkëkombësve e bashkëqytetarëve tanë t’ju sjellë
shëndet, paqe dhe lumturi.
Në frymën e respektit dhe harmonisë ndërfetare të vijojmë të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë, duke ecur përpara me hapa të sigurt drejt një shoqërie të civilizuar.
Gëzuar festën e Krishtlindjeve!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës