Shpallje për ERASMUS +
I nderuari staf akademik dhe staf administrativ i Universitetit të Tetovës!
Universiteti i Tetovës shpall të hapur Konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin veror të vitit akademik 2022/2023.
Dokumentet dhe hapat e nevojshëm për aplikim janë:
- Mobilitet për stafin akademik(mësimdhënie);
• Aplikimi online (vegëz interneti)
• Marrëveshja e mobilitetit të stafit për mësimdhënie (vegëz interneti)
• Ftesë (Letter of invitation) nga universiteti nikoqir
• Biografi e shkurtër (Europass model) https://europass.cedefop.europa.eu/editors/en/cv/compose
• Letër motivimi - Mobilitet për stafin administrativ (trajnim);
• Aplikimi online (vegëz interneti)
• Marrëveshja emobilitetit të stafit për trajnime (vegëz interneti)
• Ftesa (Letter of invitation) nga universiteti/institucioni nikoqir
• Biografi e shkurtër (Europass model) https://europass.cedefop.europa.eu/editors/en/cv/compose
Përzgjedhjen apo rangimin e kandidatëve e bën Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar sipas parimit: I/e pari/a qëvjen – i/e pari/a shërbehet, pasi kandidati t’i ketë plotësuar kriteret e përcaktuara, edhe atë: plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm (online), njohjen e gjuhës angleze ose njohjen e gjuhës së universitetit nikoqir, letrën e motivimit.
Përparësi do të kenë:
• Kandidatët që aplikojnë për here të pare për mobilitet Erasmus +
• Kandidatët që kanë nxitur marrëveshje të reja bashkëpunimi.
Për çdo paqartësi ose informatë shtesë, Ju lutemi të drejtoheni te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar!
Afati për aplikim është deri më 4 nëntor 2022!