Studentët e diplomuar në programet e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit përgatiten dhe kualifikohen për punë në lëmin e zhvillimit dhe kërkimit për detyrat e sistemit për kualitet të përpunimit të ushqimit, përgatitjes teknologjike të prodhimtarisë dhe detyrat profesionale në pjesën më të madhe të prodhimit të ushqimit dhe prodhimit të lëndëve të para.
Studimet themelore zgjasin 3 vjet, me mundësi akumulimi të 180 ECTS kredive, kurse studimet master zgjasin 2 vjet dhe me mundësinë e akumulimit të 120 ECTS kredive.
Detyrat në sistemet e kontrollit të cilësisë së përpunimit përfshijnë detyrime profesionale që janë të lidhura me inspektimin e proceseve të prodhimit dhe kualitetit të ushqimit, lëndëve të para dhe materialeve, me qëllim që të prodhohen produkte finale të përshtatshme me rregullativat dhe standardet sociale, nacionale dhe ndërkombëtare të cilësisë.
Zhvillimi dhe sigurimi i kualitetit të ushqimit përfshin eksperimente laboratorike, kimike, fizike, mikrobiologjike dhe senzorike.
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit ka laboratorin me pajisje më bashkëkohore për kontrollin e produkteve ushqimore, që është donacion i ambasadës italiane.
Studentët e diplomuar mund të punësohen në institucionet mësimore, në organizata që merren me sistemet për kontrollin e cilësisë (shërbime inspektimi në sferën e sigurisë ushqimore) dhe në institucionet që merren me kërkime të ushqimit si dhe zhvillim.
Njohuritë themelore të nutricionizmit, dietetikës dhe gastronomisë u mundësojnë të diplomuarve të punojnë në sferën e nutricionizmit, programimit dhe menaxhimit të objekteve në të cilat shërbehet ushqimi.

Cikli I

PROGRAMI ECTS KUALIFIKIMI
TEKNOLOGJI USHQIMORE 240 Inxhinier i diplomuar i teknologjisë ushqimore Download
MENAXHIMI ME CILËSINË DHE SIGURINË USHQIMORE 180 Inxhinier i menaxhimit me cilësinë dhe sigurinë ushqimore Download
NUTRICIONI 180 Nutricionist i diplomuar Download

Cikli II

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI
Nutricioni 120 Magjister i nutricionit
TEKNOLOGJI USHQIMORE 120 Magjistër i teknologjisë ushqimore

Dekan
Prof. Dr. Xhezair Idrizi
xhezair.idrizi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Gafur Xhabiri
gafur.xhabiri@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Erhan Sulejmani
erhan.sulejmani@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Vigan Sulejmani
vigan.sulejmani@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!