Të nderuar miq,
Në emrin tim, të stafit akademik dhe të studentëve të Universitetit të Tetovës Jua uroj Vitin e Ri 2021, duke Ju dëshiruar fat dhe mbarësi.
Edhe përkundër situatës me pandeminë Covid-19, viti qe e lëmë pas, për Universitetin tonë ishte i suksesshëm, gjatë të cilit përmes formave të reja –online i realizuam projektet e parapara arsimore-shkencore.
Urojmë që 2021 të jetë viti i rikthimit në normalitet, i rikthimit të studentëve në auditorët e fakulteteve tona dhe i avancimit të arsimit dhe shkencës.
Le ta përcjellim këtë vit duke i respektuar masat dhe protokollet e autoriteteve shëndetësore dhe urojmë që sa më parë t’u kthehemi angazhimeve të përbashkëta për një të ardhme më të mirë në funksion të edukimit dhe emancipimit shoqëror .
2021 – qoftë një vit i mbarë për të gjithë Ju!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës