Në Fakultetin Ekonomik organizohen studime sipas modelit 3+2 dhe 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?

  • Programe tё akredituara (sipas sistemit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel nacional dhe atё ndёrkombёtar;
  • Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha departamentet dhe studentët;
  • Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
  • Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
  • Pёrmirёsim tё organizimit, administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standardet evropiane.

PROGRAMI STUDIMOR: EKONOMI DHE BIZNES

Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.

PROGRAMI STUDIMOR: KONTABILITET DHE FINANCAT

Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët e ekonomisë: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik etj.

PROGRAMI STUDIMOR: MENAXHMENT DHE MARKETING

Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., edhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.

PROGRAMI STUDIMOR: TURIZËM
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit etj.

PROGRAMI STUDIMOR: BIZNES NDËRKOMBËTAR

Programi studimor Biznes ndërkombëtar, si pjesë e ofertës akademike të Fakultetit Ekonomik në kuadër të Universitetit të Tetovës, u ofron studentëve mundësi unike për pajisje me dituri përkatëse teorike dhe specifike nga të gjithë lëmat e biznesit ndërkombëtar. Synimi parësor i programit studimor është ndërtimi i një gjenerate të tërë të ekonomistëve të ardhshëm me njohuri të thelluara rreth menaxhimit dhe bërjes së biznesit në mjedisin afarist ndërkombëtar, gjeneratë e të rinjve të aftësuar që në mënyrë produktive dhe kreative me përkushtim të duhur të kontribuojnë për suksesin e përfaqësive të bizneseve tona jashtë vendit si dhe të formave të ndryshme të investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Programi studimor është i strukturuar që t’u mundësojë studentëve pajisje me dituri nga shkencat ekonomike dhe organizacionale, duke përfituar njëkohësisht edhe njohuri të thelluara nga lëmi i biznesit ndërkombëtar. Mësimi i gjuhëve të huaja, përmirësimi i shkathtësive komunikuese, aftësimi për qasje kritike ndaj problemeve, janë vetëm një pjesë e përfitimeve që do të realizojnë studentët si rezultat i ndjekjes së këtij programi studimor.

Cikli I

PROGRAMI ECTS KUALIFIKIMI
MARKETING DHE MENAXHMENT 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e marketingut dhe menaxhmentit Download
EKONOMI DHE BIZNES 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit Download
FINANCA DHE KONTABILITET 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e financave dhe kontabilitetit Download
TURIZËM 240 Menaxher i diplomuar i turizmit Download

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
EKONOMI Menaxhimi i burimeve njerëzore 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e menaxhmentit dhe burimeve njerëzore
EKONOMI Menaxhment 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e menaxhmentit
EKONOMI Marketing 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e marketingut
EKONOMI Marketing dhe menaxhment 120 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e marketing menaxhmentit
EKONOMI Financimi, banka dhe sigurime 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e financave, bankave dhe sigurimeve
EKONOMI Financa dhe kontabilitet 120 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e financave dhe kontabilitetit
EKONOMI Kontabilitet dhe auditim 60 Magjistër në fushën e kontabilitetit dhe auditimit


Dekan
Prof. Dr. Brikend Aziri
brikend.aziri@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Doc. Dr. Vjollca Hasani Limani
vjollca.hasani@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Bardhyl Dauti
bardhyl.dauti@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbëresha Neziri
arbresha.neziri@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Publikuar: Mars 2022)